Juriç dëmtohet sërish, ja si pritet të luajnë shkodranët ndaj Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2023 | 9:25

Juriç dëmtohet sërish, ja si pritet të luajnë shkodranët ndaj Laçit

Vllaznia do të ketë një mungesë të rëndësishme në përballjen ndaj Laçit, pikërisht qendërmbrojtësin kroat Marko Juriç.Collage Maker-19-Sep-2023-09-20-AM-8994

Pavarësisht se ai është stërvitur rregullisht me ekipin, dje trajneri Memelli është shprehur se Juriç, për shkak të një kontraktimi, nuk do të jetë pjesë e ekipit ndaj Laçit. Sipas të gjitha gjasave, zëvendësuesi i kroatit në qendër të mbrojtjes do të jetë 21-vjeçari Gledjan Pusi.

Mirëpo, në krahasim me ndeshjen e fundit ndaj Partizanit, ndryshimet në formacion do të jenë të paktën dy, duke filluar me krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku Redon Dragoshi do të ulet në stol dhe Geralb Smajli do të rikthehet titullar. Me dyshen Pusi-Stojanoviç në qendër, reparti i mbrojtjes kompletohet me Hakajn në të majtë. Në mesfushë do të rreshtohen përpara mbrojtjes Ardit Krymi dhe Lorik Boshnjaku, ndërsa gjasat janë që të përdoret skema 4-2-3-1. I spostuar në mesfushë për të bërë rolin e një fantazisti do të jetë Esat Mala.

Sa i përket krahëve të ofensivës, ka një balotazh mes Mehdi Çobës dhe Darko Dodevit. Shanse më të mëdha për të qenë nga minuta e parë i ka shkodrani, por gjithçka do të vendoset vetëm pak minuta para sfidës, pasi Memelli kërkon një sulmues krahu që të sakrifikojë edhe në fazën defensive. Në krahun e majtë të sulmit pritet të jetë Ildi Gruda, ndërsa në majë në rolin e pykës si zakonisht Bekim Balaj.vll

A.URUÇI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"