Junajtid-Çelsi “mbretëresha” e barazimeve në Angli / Statistikat e kryendeshjes së mesjavës në Premier Ligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2023 | 11:40

Junajtid-Çelsi “mbretëresha” e barazimeve në Angli / Statistikat e kryendeshjes së mesjavës në Premier Ligë

Mançester Junajtid është i pamposh tur në 11 ndeshjet e fundit në kampionat kundër Çelsit, që prej humbjes 1-0 në “Stamford Bridge” në nëntor 2017: 4 fitore, 7 barazime është bilanci i tyre në këtë periudhë. Fitorja e fundit e bluve të Londrës në “Old Trafford” ishte 1-0 në maj 2013.

junajtid celsi

Ata kanë barazuar 6 dhe humbur 4 nga 10 takimet pasardhëse të kampionatit në “Teatrin e Ëndrrave”. Mes Mançester Junajtidit dhe Çelsit ka pasur 26 barazime në Premier Ligë, më shumë se çdo duel tjetër në historinë e kompeticionit.

MAN. JUNAJTIDI

– “Djajtë e kuq” i kanë humbur tre nga pesë ndeshjet e tyre të fundit të Premier Ligës në shtëpi.

– Ata kanë dështuar që të shënojnë në pjesën e parë në 6 prej 7 ndeshjeve të kampionatit në shtëpi këtë sezon.

– Skuadra e Ten Hagut nuk ndan pikët në një ndeshje të kampionatit që prej barazimit 2-2 me Totenhemit në 27 prill, duke fituar 13 dhe humbur 8 në 21 ndeshjet e fundit.

– Markus Rashford ka shënuar dy herë në 18 ndeshje për Junajtidin këtë sezon dhe nuk shënon prej 10 ndeshjesh në “Old Trafford”.

ÇELSI

– Blutë kanë humbur 16 nga 37 ndeshjet e tyre të kampionatit në vitin 2023. Vetëm në vitin 1993, kur u mposhtën 20 herë, kanë humbur kaq shumë ndeshje në një vit kalendarik të Premier Ligës.

– Çelsi ka fituar 3 nga 4 ndeshjet e fundit të kampionatit në transfertë, një më shumë sesa e bënë në 16 tentativat e mëparshme: 5 barazime, 9 humbje.

– Ata kanë fituar 1 nga 10 ndeshjet e fundit të Premier Ligës të luajtura në mesjavë: 3 barazime, 6 humbje, duke humbur 5 nga 6 ndeshjet e tyre të fundit të luajtura të martën, të mërkurën ose të enjten.

– Skuadra e Mauricio Poçetinos ka 7 ndeshje në kampionat që nuk e ruan portën e paprekur, duke pësuar në total 16 gola.

– Mançester Junajtid është skuadra që Rahim Sterling është përballur më shumë në karrierën e tij pa i shënuar kurrë, me sulmuesin anglez që numëron 24 duele kundër tyre në kampionat dhe kupa.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"