“Jemi të gjithë gati”, Gjimshiti: Të provojmë ta bezdisim Spanjën, asgjë nuk është e pamundur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2024 | 18:54

“Jemi të gjithë gati”, Gjimshiti: Të provojmë ta bezdisim Spanjën, asgjë nuk është e pamundur

Shqipëria do të përballet nesër në mbrëmje me Spanjën në ndeshjen e fundit të grupeve të Europianit. Në prag të këtij dueli, kapiteni i Kombëtares kuqezi, Berat Gjimshiti ka qenë krah trajnerit Silvinjo në konferencën për shtyp.

bandicam 2024-06-23 18-51-54-266

“Besoj që të gjthë çunat janë gati për këtë sfidë nesër, kemi ende mundësi për të kaluar grupin, të propvojmë ta bezdisim Spanjën. Nuk ndikon aspak formacioni i dytë e dimë kë kemi përballë dhe kjo është gjëja me e rëndësishme, nuk e besojmë që do të luajnë me ekipin e dytë. Duhet të fokusohemi në ndeshjen e nesërme, Daku ka bërë një gabim por kërkoi falje. Do kemi një kundërshtar të vështirë dhe kjo është ajo për të cilën duhet të fokusemi,. Asgjë nuk është e pamundur në jetë por do të jetë ndeshje e vështirë, duhet të tregojmë pse jemi këtu, dhe do tentojmë të bëjmë më të mirën nesër. Nuk jam këtu për të folur për gjobat e vendosura nga UEFA, do të kemi shumë tifozë dhe duhet të besojmë në veten tonë”, përfundoi Gjimshiti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"