“Jemi ende gjallë”, trajneri Daliç: Të mundim Italinë, nuk e prisnim të ishte kaq e vështirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2024 | 21:03

“Jemi ende gjallë”, trajneri Daliç: Të mundim Italinë, nuk e prisnim të ishte kaq e vështirë

Shqipëria mori 1 pikë të vyer kundër Kroacisë. Barazimi 2 me 2 mban aktualisht kuqezinjtë në vendin e tretë në grupin B, pasi Kroacia ka golavarazh më të dobët. 

dalic

Pas ndeshjes foli trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, që dukshëm ishte i surprizuar me Shqipërinë, teksa u shpreh:  

“Dy pjesë krejtësisht të ndryshme, e para përsëri keq, e dobët, pësojmë gol, nuk bëjmë dot asgjë. 

Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë, vërtet e shtynim veten për të arritur në përmbysjen 2-1 dhe më pas, kur kundërshtari nuk mundi të kalonte në qendër, e lejuam të shënonte gol në kohën shtesë. 

 Jemi ende gjallë, duhet të mundim Italinë, mendoj se e kemi mësuar rrugën e vështirë. Pjesa e dytë është inkurajuese, por e para ishte vërtet e dobët. 

Ne u tërhoqëm më kot, u pozicionuam keq dhe më pas ata patën mundësinë për golin e dytë, pas shumë vështirësive. Ne donim golin e tretë dhe vazhduam presionin lart, por efekti ishte katastrofik për ne. Kampionati Europian është një histori ndryshe nga Kupa e Botës.

Nuk e prisnim të ishte kaq e vështirë, ne jemi duke luftuar dhe ndoshta kjo është pikërisht arsyeja. Është një turne shumë konkurrues dhe i balancuar”-përfundoi Daliç. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"