Iu gjet një armë dhe 126 plumba, arrestohet ish-futbollisti që luajti 45 ndeshje me Malin e Zi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2023 | 13:13

Iu gjet një armë dhe 126 plumba, arrestohet ish-futbollisti që luajti 45 ndeshje me Malin e Zi

Ish-futbollisti malazez Simon Vukçeviç është arrestuar në pikën kufitare Gostun ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi. Mediat raportojnë se 37-vjeçarit i është gjetur një pistoletë me 126 plumba.  

5535102_747463-2019020115028-5c545386b7896801fa6b2b2ajpeg-ls_ls

Ish-mesfushori është dënuar me 30 ditë paraburgim në Prokurorinë e Lartë në Uzhicë për armëmbajtje pa leje dhe municione luftarake. 

Vukçeviç ishte një nga talentet më të mëdhenj në Malin e Zi dhe në moshën 13-vjeçare u largua nga Podgorica për te Partizani i Beogradit. 

Pas kësaj, ai veshi fanellat e Saturnit rus, Sportingut të Lisbonës, Bllekbërnit në Angli, Karpatet, si dhe luajti për Vojvodinën, Levadiakos grek, Enonis nga Qipro dhe portugezët e Çavez.  Për përfaqësuesen e Malit të Zi, Vukçeviç ka luajtur 45 ndeshje, ku shënoi 2 gola.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"