Italianët japin sinjale për të ardhmen e Igli Tares. Kthim në të kaluarën për ish-sulmuesin?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2023 | 21:49

Italianët japin sinjale për të ardhmen e Igli Tares. Kthim në të kaluarën për ish-sulmuesin?

Igli Tare i ka dhënë sot lamtumirën pas 18 vitesh klubit të Lacios, ku ka qenë protagonist i ndërtimit të skuadrave të suksesshme, duke i sjellë edhe trofe të rëndësishme bardhekaltërve.

igli tare

Pas lamtumirës zyrtare të Tares, tashmë mbetet të shihet se ku do të përfundojë ish-sulmuesi shqiptar i cili ka bërë emër në arenën ndërkombëtare me “magjitë” e tij si drejtor sportiv, duke siguruar të ardhura të rëndësishme për Lacion me shpenzime të vogla. Por nga Italia vijnë sinjalet e para rreth kësaj të ardhme për Taren.

Në shkrimin e saj për largimin e drejtorit sportiv shqiptar, “La Gazzetta Dello Sport” ka theksuar ndër të tjera se për momentin Tare ka kontakte nga Gjermania. Një vend ku Tare tregoi aftësitë e tij në karrierën si futbollist para se të zhvendosej në Serinë A. Nuk bëhet e ditur se cilat janë klubet që kanë shfaqur interes për Taren, por emri i tij ka qarkulluar vazhdimisht në klubet më të rëndësishme në Itali dhe mendohet se detyra e radhës e 49-vjeçarit do të jetë përsëri e një profili të lartë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"