Ismailaj po pret rinovimin te Tomori, mesfushori: U qëndroj besnik beratasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2023 | 11:15

Ismailaj po pret rinovimin te Tomori, mesfushori: U qëndroj besnik beratasve

Lauren Ismailaj i shpall besnikërinë Tomorit. Edhe pse nuk i kanë munguar ofertat gjatë kësaj periudhe, është i vendosur që të mos ikë. Dëshiron që të qëndrojë në Berat edhe për një tjetër vit dhe për këtë e ka ndarë mendjen, ndonëse ofertat nuk i kanë munguar gjatë kësaj periudhe merkatoje.

ismailaj

Ndien një detyrim moral për përkrahjen e madhe që gjeti nga klubi dhe stafi teknik, ndaj e thotë troç që beratasit janë zgjedhja e tij e parë. Gjatë një deklarate të dhënë për enkas për “Panorama Sport”, mesfushori thotë:

“Nuk dua t’i bëj as reklamë vetes, por ofertat nuk më kanë munguar. Pavarësisht kësaj, kam vendosur që të pres. Do të mbaj gjithçka ‘të ngrirë’ vetëm për një arsye shumë të thjeshtë, që lidhet me Tomorin. Kalova një sezon të shkëlqyer në Berat, dhe falë punës së bashku me të gjithë skuadrën, që kishte në përbërje futbollistë, të cilët u bëmë më pas shokë dhe miq shumë të mirë. Kam zgjedhur që t’u qëndroj besnik beratasve. I detyrohem shumë jo vetëm klubit, por në veçanti teknikut Klodian Arbëri. Ai që insistoi shumë për mua të isha pjesë e skuadrës, por po kaq edhe donatorit Gramoz Toto dhe presidentit Ervin Demo. Të cilët si mua, ashtu edhe shokëve të mi, na kanë dhënë mbështetje dhe respekt maksimal. Kështu që unë jam në pritje të zhvillimeve të reja, ku në rastin më të parë do të firmosja pa një hezitim për Tomorin”.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"