Ishte strategjia më epike në Botërorin 2014, Van Gal përjashton portierin nga kombëtarja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2022 | 15:55

Ishte strategjia më epike në Botërorin 2014, Van Gal përjashton portierin nga kombëtarja

Aktivizimi i Tim Krul para gjuajtjeve të penalltive në ndeshjen mes Holandës dhe Kosta RIkës në Botërorin 2014 cilësohet si një nga gjenialitetet e Luis Van Gal në drejtimin e kësaj përfaqësueseje. Krul ishte protagonist në atë seri penalltish duke pritur 2 dhe duke kualifikuar Holandën në gjysmëfinalet e Botërorit. Por trajneri tashmë ka vendosur që të përjashtojë portierin ekspert nga përfaqësuesja e Holandës, pikërisht për shkak të penalltive.

van gal krul roben

Ai vendosi fillimisht të mos e përfshinte në listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e Ligës së Kombeve gardianin e Noruiçit, por i kishte kërkuar këtij të fundit që të bëhej pjesë e përfaqësueses për disa seanca të veçanta mbi pritjen e penalltive. Një kërkesë që është refuzuar nga Krul dhe të cilën Van Gal e ka shoqëruar me përjashtimin përfundimtar të tij nga ekipi.

“Më telefonoi dhe më tha që nuk do të vijë. Unë e di që ai ka pritur më shumë se të gjithë penallti, është një mëkat, por për të nuk ka të ardhme në kombëtare, kjo është rrjedhojë e vendimit të tij.

Unë gjithmonë kam menduar se një penallti edhe mund të stërvitet. Jo momenti, apo trysnia që ndjen, por mund të automatizosh procesin dhe kjo të jep besim. Nuk mund të ndryshosh politikën e stërvitjes në klube, por mund t’u kërkosh lojtarëve që të stërviten me penalltitë”, theksoi Van Gal duke shpjeguar vendimin për Krul.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"