Ish-sulmuesi i Kroacisë në telashe, 45-vjeçari dënohet me 1 vit burg sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2023 | 21:52

Ish-sulmuesi i Kroacisë në telashe, 45-vjeçari dënohet me 1 vit burg sepse…

 Sa shumë telashe për, Bosko Balaban, ish-futbollist kroat, i cili ka luajtur edhe në Premier League. Ai akuzohet se nuk ka përmbushur detyrimet financiare ndaj ish-bashkëshortes së tij për rritjen e tre fëmijëve, teksa është dënuar me 1 vit burgim. 

kroati

Ish-lojtari i përfaqësueses kroate mësohet se nuk paguar rreth 80 mijë euro, kështu që do të qëndrojë për një vit pas hekurave për dështimin në përmbushjen e përgjegjësive ndaj fëmijëve të tij. 

Balaban lujti në Premier League në vitin 2001, kur nënshkroi me Aston Vilën nga Dinamo e Zagrebit për plot 5.8 milionë euro. 

Balaban u martua me Iva Radic, një modele e cila fitoi Miss Kroacia në vitin 1995 dhe të dy patën tre fëmijë në më shumë se një dekadë martesë. Çifti u divorcua në vitin 2017 dhe Balaban iu dha një afat dy vjeçar për të shlyer borxhet që arrinin në 70,000 paund. Kësisoj bëhet me dije se 45-vjeçari u dënua nga gjykata në Zagreb me 1 vit burgim dhe 4 të tjera me kusht.  

Balaban, ishënoi 10 gola në 35 ndeshjet që luajti për kombëtaren kroate. Ai fitoi një kampionat dhe një kupë belge me Klub Bryzh dhe tri kampionate kroate me Dinamon e Zagrebit. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"