Ish-numri një i shahut në botë, Geri Kasparov i shtohet listës ruse të “terroristëve dhe ekstremistëve”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2024 | 19:06

Ish-numri një i shahut në botë, Geri Kasparov i shtohet listës ruse të “terroristëve dhe ekstremistëve”

Agjencia ruse e monitorimit financiar, Rosfinmonitoring, ka shtuar ish-kampionin botëror të shahut Geri Kasparov, një kritik i shquar i Kremlinit, në listën e saj të “terroristëve dhe ekstremistëve”.

garry kasparov

Sipas “Reuters”, personave të vendosur në këtë listë, u vendosen kufizime në transaksionet bankare dhe i detyron ata të kërkojnë miratim sa herë që duan të përdorin llogaritë e tyre.

Kasparov, 60 vjeç, u largua nga Rusia në vitin 2014 nga frika e persekutimit, ndërsa lidhur me lajmin e fundit, zyra e tij për media nuk ka bërë asnjë koment.

Ministria ruse e drejtësisë shtoi Kasparov dhe ish-manjatin e naftës Mikhail Khodorkovski në listën e saj të “agjentëve të huaj” në vitin 2022, duke i nënshtruar ata ndaj burokracisë së rëndë, përfshirë raportimin financiar.

Kasparov konsiderohet gjerësisht si një nga shahistët më të mëdhenj në botë dhe ka jetuar në Shtetet e Bashkuara për më shumë se një dekadë, ku ai është fokusuar në aktivizmin politik.

Në shkurt 2023, ai i kërkoi Perëndimit të vazhdonte mbështetjen e tij për Kievin dhe tha se Ukraina duhej të mundte Moskën si një “parakusht” për një tranzicion demokratik në Rusi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"