Ish-gjyqtari italian i FIFA-s bën moviolën e Itali-Shqipëri: Zvajer ka bërë një gabim shumë të rëndë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2024 | 0:08

Ish-gjyqtari italian i FIFA-s bën moviolën e Itali-Shqipëri: Zvajer ka bërë një gabim shumë të rëndë

Feliks Zvajer, gjyqtari gjerman i caktuar për ndeshjen mes Italisë dhe Shqipërisë, kishte jo pak punë në një ndeshje fizike, ku lojtarët e dy skuadrave nuk kursyen njëri-tjetrin edhe me ndërhyrje në limite. Rastet e diskutueshme në të vërtetë ishin me pikatore, por sipas moviolistit të RAI, ish-gjyqtarit ndërkombëtar Mauro Bergonzi, gjermani ka bërë një gabim shumë të madh.

bandicam 2024-06-15 22-10-01-311

“Te goli i Barelës janë tre situata për t’u analizuar. Pozicioni fillestar i Dimarkos, i cili është i rregullt. Kontakti me numrin 9 të Shqipërisë dhe këtu gjithashtu gjyqtari bën mirë që lejon lojën. Dhe i treti është nëse në momentin e gjuajtjes, Dimarko shqetësonte portierin dhe nuk ka asgjë të tillë me Strakoshën. Goli i rregullt, i drejtë vendimi i gjyqtarit.

Por u bë një gabim i rëndë në rastin e ndëshkimit me karton të verdhë të Kalafiorit. Nuk është lojtari i Italisë që bën faull, por e kundërta, ai pëson një goditje në fytyrë dhe rrëzohet në tokë. Duhej ndëshkuar me të verdhë lojtari shqiptar dhe të vërshëllehej faull për Italinë. Një gabim i rëndë pasi ndëshkimet me të verdhë janë të rënda, pas dy të tillave merr të kuqin”, tha Bergonzi në analizën e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"