Intervista/ “Një brez i artë po vjen”, rrëfehet drejtori i Teutës: Ja pse Akademia jonë bën diferencën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2020 | 11:04

Intervista/ “Një brez i artë po vjen”, rrëfehet drejtori i Teutës: Ja pse Akademia jonë bën diferencën

Teuta ka pa dyshim një ndër akademitë më produktive në vend, e cila ka nxjerrë lojtarë cilësorë rregullisht për kampionatin shqiptar dhe jo vetëm. Nga ekipet zinxhir të durrsakëve kanë kaluar shpesh lojtarë të Kombëtares.

teuta55

Edhe aktualisht ekipi i parë i Teutës është furnizuar jo pak, por në klub kërkohet një akademi më e fortë, e cila sipas drejtuesit të saj shumë shpejt do të afirmojë më tepër talente. Në një proces të tillë rëndësi të veçantë kanë trajnerët, të cilët janë përzgjedhur brenda familjes. Julian Rakipi, aktualisht në postin e drejtorit, në një intervistë për “Panorama Sport” ka treguar punën që po bëhet dhe synimet e afërta që ka klubi për futbollistët e rinj.

Teuta

Rakipi, prej dy vitesh drejton akademinë Teuta. Jeni i kënaqur me atë që është bërë deri më tani?

Akademia është gjetur në një gjendje shumë të mirë, si nga ana e dokumentacionit dhe ndjekjes së programit stërvitor nga trajnerët. Në Akademi ka trajnerë të kualifikuar. Janë shtuar detaje të vogla për përmirësimin e punës. Progamet që ndiqen janë të detajuara mirë nga specialistët Hito Hitaj dhe Ilir Biturku. Mbështetja nga ana e presidencës dhe bashkëpunimi në tërësi me klubin ka qenë shumë i mirë.

Rezultatet janë brenda pritshmërive apo rëndësi i jepni afirmimit të elementëve?                       

Në këto dy vite janë fituar dy trofe: kampionati U-17 dhe Kupa e Shqipërisë në sezonin që kaloi, po për U-17. Vijojmë të jemi në vendin e parë më U-19, ndërsa ekipi U-17, përtej oshilacioneve të fillimit të sezonit, tani e ka marrë veten dhe janë shumë mirë, duke pretenduar për vendet e para të renditjes.

Duke filluar nga U-15 dhe më lart, mendoni se do të ketë lojtarë që mund të bëhen shumë shpejt talente të kampionatit?

Duke qenë se këtë vit është krijuar U-15 si kampionat, kemi filluar që nga kjo grupmoshë të kemi elementë shumë cilësorë për të shkuar tek U-17 dhe më pas U-19. Në këtë vit kalendarik tek ekipi i parë kanë shkuar disa lojtarë, duke filluar nga dy portierët Neziri dhe Përlleshi, si dhe Jazxhi, Beqja, Kapllani dhe të tjërë që ndiqen nga stafi i ekipit të parë. Kemi ndjekur një strategji, duke çuar rregullisht nga dy lojtarë të U-19 në stërvitje me ekipin e parë, për të shtuar cilësinë dhe konkurrencën, në mënyrë që këta të rinj të ndjekin hapat e bashkmoshtarëve te tyre.

Me moshat më të vogla, me çfarë programi punohet?

Programi që punohet me këto mosha është ndërtuar nga specialistët më të mirë në vend. Me U-7 dhe U-9 punohet me 2-3 seanca javore, duke e bashkangjitur edhe me një ndeshje në fundjavë për kampionatin rajonal të organizuar nga FSHF. Gjithashtu U-13 dhe U-15 kanë ekipe që janë po në këtë ligë.

Ju si akademi, te cili ekip mendoni se keni hedhur një bazë të fortë për të ardhmen?

Baza është grupi shumë cilësor i ekipit U-15, që merr pjesë në kampionatin profesionsit. Këta të rinj kanë mbi tetë vite që punojnë bashkë. Një program i veçantë është ndjekur me ta që në moshën 6-vjeçare, kur kanë nisur të luajnë për herë të parë futboll. Është një brez premtues dhe shumë shpejt disa lojtarë kam bindje se do të bashkohen edhe me ekipin e parë.

teuta5

Çfarë kritere keni ndjekur me trajnerët?

Të gjithë tranjnerët që punojnë pranë akademisë janë të pajisur me licencën që kërkon UEFA. Minimalisht është licenca UEFA A, por kemi trajnerë edhe me UEFA Pro, që është niveli më i lartë. Është menduar që në akademi të punojnë trajnerë që kanë dhënë kontribute ndër vite për Teutën. Mund të përmendim këtu trajnerin e ekipit U-19, Xhevahir Kapllani, bashkë me stafin e tij, ku eshtë Markelian Xhai, po i traditës së Teutës. Po ashtu dhe Edlir Tetova dhe Oerd Kote tek skuadra U-17, si dhe Shpëtim Kuçi që drejton U-15.

A keni kontakte me prindërit e fëmijëve për gjendjen e tyre?

Po, pajetër që kemi komunikim të vazhdueshëm me prindërit për gjendjen e fëmijeve në përditshmëri. Kemi bërë një dosje personale për secilin lojtar të akademisë.

Ka akademia një staf mjekësor që merret vetëm me lojtarët e rinj?

Po, akademia Teuta ndiqet nga një staf mjekësor i specializuar me dokotor kirug ortoped, Neritan Myrteizi. Gjithashtu, në shërbim të ekipeve në të githë oraret e stërvitjes është fizioterapisti Ervin Shembitraku.

Kapllani dhe drejtori i akademise

Çfarë ka diçka tek Teuta që akademitë e tjera nuk e kanë?

Përveç stafeve që merren me pjesën e lojtarëve, veçanërisht punohet edhe me portierët. Kemi zgjedhur në drejtim Erdi Dodën, specialist i portierëve, gjithashtu trajner në Kombëtaren zonale të moshave.

I stimuloni futbollistët që janë më premtues për të mos e paguar kuotën mujore?

Klubi i Futbollit Teuta, gjithnjë lojtarët e perspektives dhe të talentuar i stimulon me formën që ata nuk bëjnë pagesa në Akademi.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"