“Interi s’do të përsëritet”, analiza e Kapelos: Juve dhe Milan gati për titull

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2024 | 23:23

“Interi s’do të përsëritet”, analiza e Kapelos: Juve dhe Milan gati për titull

Fabio Kapelo foli për radio “KissKiss”, me rastin e ditës së parë të punës zyrtare të Antonio Kontes në Napoli. Lidhur me lojtarin e tij të dikurshëm, ish-trajneri u shpreh:

KAPELO A

“Konte është një trajner i aftë, që di se ku ta drejtojë ekipin, që ka përvojë ndërkombëtare, ndaj është trajneri i duhur për Napolin. Për më tepër është i favorizuar nga fakti që fokusohet në kampionat pa pasur kupa europiane”. A mundet Napoli të synojë titullin me Konten? Për Kapelon përgjigja është pohuese. “Do të jetë një kampionat i bukur.

Nuk mendoj se Interi do të përsëritet, ndaj për mua Juventusi do të jetë super protagonist dhe më pas vjen Milani. Shpresojmë të shohim një kampionat që do të vendoset në ndeshjet e fundit. Titulli për Napolin varet gjithmonë nga skuadra. Fillimisht baza ekipore duhet të rikuperohet mendërisht pas sezonit të fundit”, përfundoi 73-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"