Interi bën gati goditjen e radhës, agjenti i mbrojtësit të Serisë A takohet me drejtuesit zikaltër për të mbyllur marrëveshjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2022 | 15:15

Interi bën gati goditjen e radhës, agjenti i mbrojtësit të Serisë A takohet me drejtuesit zikaltër për të mbyllur marrëveshjen

Interi duket se është pranë goditjes së gjashtë në këtë merkato, me zikaltërit që janë duke kompletuar transferimin e mbrojtësit Gleison Bremer nga Torino.

bremer

Sipas raportimeve nga “FcInternews.it”, agjenti i mbrojtësit ka udhëtuar nga Brazili dhe do të takohet në ditët e ardhshme me drejtuesit e Interit për të kompletuar marrëveshjen, me zikaltërit që janë në bisedime me klubin torinez për shumën që duhet të paguajnë për kartonin e lojtarit.

Ky transferim duket se do t’i hapi gjithashtu derën e largimit Milan Skriniarit, me sllovakun që është pranë PSG-së.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"