Inter eksperimental ndaj Udinezes. Fratezi në të djathtë, hapësirë edhe për mesfushorin e Kombëtares, Kristjan Asllanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2023 | 16:23

Inter eksperimental ndaj Udinezes. Fratezi në të djathtë, hapësirë edhe për mesfushorin e Kombëtares, Kristjan Asllanin

Pavarësisht paraqitjes jo fort pozitive kundër Benfikës, ai do të jetë përsëri në fushë kundër Udinezes. Shkak nevoja për të ruajtur Çalhanoglunë, që është ndër lojtarë më të rëndësishëm.

asllani-fratesi

Për pasojë, të shtunën në 20:45 kundër Udinezes do të jetë përsëri radha e mesfushori shqiptar, për të drejtuar ekipin nga kabina e regjisë. Sociedati në Champions, Lacio në kampionat dhe Bolonja në Kupën e Italisë janë impenjime shumë të rëndësishme për Interin, ndaj edhe rotacioni është më shumë se i detyrueshëm.

Si rrjedhojë, më shumë hapësirë për Asllanin. Ndaj Udinezes mund të jetë edhe radha e një eksperimenti siç është ai i Fratezit si anësor i djathtë. Kjo zgjedhje mund të vijë për shkak të dëmtimit të Dumfrisit, i cili ka një tërheqje në kofshë dhe nuk është rikuperuar akoma.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"