I rritet vlera 13%, Mançester Siti është marka më e shtrenjtë në botë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2023 | 22:10

I rritet vlera 13%, Mançester Siti është marka më e shtrenjtë në botë

Mançester Siti, skuadra po tenton të shkruajë historinë këtë sezon, duke fituar tripletën është vlerësuar si marka më e çmuar e klubit në botë, duke lënë pas Realin e Madridit.

Manchester City EPL Champions

“Qytetarët”, që kanë fituar Premier Ligën dhe Kupën FA këtë vit, shpresojnë që të mundin Interin në finalen e Champions-it të shtunën, duke fituar për herë të parë në historinë e tyre Ligën e Kampioneve, por edhe tripletën.

Vlera e skuadrës së Guardiolës gjatë sezonit të fundit është rritur me 13%, duke shkuar në 1.51 miliardë euro dhe lënë pas Realin e Madridit, vlera e të cilëve ka zbritur me 4%, duke shkuar në 1.46 miliardë euro dhe humbur vendin e parë.

Studimin e ka bërë “Brand Finance”, e cila rendit se faktorët kyç të rritjes së vlerës së klubit kampion të Anglisë janë sukseset në fushë, por edhe zgjerimi i vazhdueshëm i kapacitetit të stadiumit “Etihad”, plus rritja e ekspozimit të tyre ndërkombëtar dhe prestigjit, ka tërhequr kontrata më të mëdha sponsorizimi.

“Qytetarët” eliminuan Realin e Madridit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve pa lënë vend për asnjë dyshim me fitoren 4-0 në “Etihad”. Podin e plotëson Barcelona, vlera e të cilëve është rritur me 4%, duke shkuar në 1.4 miliardë euro.

Katalanasit mbrojnë pozicionin e tyre nga klasifikimi i vitit të shkuar (2022), ndërsa Mançester Junajtidi kapërcen Liverpulin dhe renditet në vend të katërt (1.4 miliardë euro). Deri në vend të dhjetë, Anglia përfaqësohet edhe me tri klube të tjera, Arsenalin, Totenhemin dhe Çelsin.

Ndërsa në vendin e gjashtë dhe të shtatë renditen respektivisht kampionet e Francës, PSG-ja dhe Bajerni i Mynihut. Transalpinët kanë një vlerë prej 1.1 miliardë eurosh këtë sezon, po aq sa edhe skuadra që dominon Bundesligën.

10 MARKAT ME TE SHTRENJTA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"