I mposhtën në të dyja sfidat, pronari i Milanit uron Interin: Gjithë të mirat në finalen e Stambollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2023 | 20:02

I mposhtën në të dyja sfidat, pronari i Milanit uron Interin: Gjithë të mirat në finalen e Stambollit

Themeluesi i “RedBird”, fondi që zotëron edhe Milanin, Xherri Kardinale, uroi Interin për finalen e Ligës së Kampionëve që arriti pas eliminimit të Milanit.

cardinale

Pronari kuqezi, nëpërmjet një postimi në profilin personal në “Twitter”, shkruante: “Në emër të Milanit, dua të përgëzoj të gjithë ekipin e Interit dhe tifozët e tyre për dy ndeshjet e luajtura aq mirë. I urojmë gjithë të mirat në finalen e Stambollit”.

Një sinjal paqeje ky mesazh, pas “akullit” në derbin e parë të javës së kaluar kur Kardinale dhe homologu i tij, Stiven Zhang, u injoruan reciprokisht në tribunat VIP të “San Siro”-s, edhe pse ulëset e tyre ishin fare pranë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"