“I kemi rrahur të gjithë, duam Europën nga kampionati”, Martini: Lojtarët e Kombëtares të mos vijnë nga jashtë se i kemi këtu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2023 | 15:37

“I kemi rrahur të gjithë, duam Europën nga kampionati”, Martini: Lojtarët e Kombëtares të mos vijnë nga jashtë se i kemi këtu

Trajneri i Teutës, Edi Martini, ka theksuar pas barazimit 1-1 ndaj Egnatias se skuadra e tij do të kërkonte Europën jo vetëm nga Kupa, por edhe nga kampionati.

martini

“Në fund të ditës është rezultat i mirë të mos mundesh,. Është mirë se jemi duke iu vënë pas ekipeve që kemi para, nuk largohemi prej tyre. Sot kishim ardhur të fitonim, mendoj që bëmë një lojë të mirë. Egnatia me dy sulmuesit na vuri në vështirësi, por qarkulluam topin, kishim raste, u zumë në mënyrë të pafalshme me kundërsulm. Ia dolëm të shënonim e mund të shënonim edhe me penallti, por kështu e ka futbolli.

Fakti është që në 14 ndeshje kemi humbur vetëm 2, ekipet po mundohen të bëjnë lojën e vet, kemi qenë superior, i kemi marrë pikë nga e para te e fundit. U thashë djemve që të shohin se kush janë se kanë rrahur çdo ekip, nga ndeshja në ndeshje do e kërkojmë Europën edhe nga kampionati.

Është e vërtetë që nuk kemi fituar, u bënë tre barazime në tre ndeshje. Ndeshjet kanë qenë të mira, përveç Kastriotit, ku nuk ishim në nivele ku kërkonim. Edhe me Vllazninë, edhe sot mendoj që luajtëm mirë, por fati është pjesë e rëndësishme e lojës. Tre ndeshje pa fitore janë shumë por duhet të shohim gotën gjysmë plot, se Vllaznia e Egnatia nuk ia kanë arritur të na mposhtin.

Jazxhi për Kombëtaren? Ka potencial, për momentin them që është ndër qendërmbrojtësit më të mirë në Shqipëri. Nuk është çudi, është lojtar i mirë, por edhe trajneri është i ri dhe do kohë të shohë, t’i ndjekë, është alternativë. Por ai duhet të punojë shumë është i ri, me këmbëngulje e të dhëna. Kohën e ka para, mjafton të stërvitet mirë se kombëtaren aty e ka, mund ta kapë. Unë do të thosha që edhe pse Kallaku nuk ishte në ditën më të mirë se humbi penallti, por mënyra se si stërvitet e në ndeshje, do të jetë afër në atë rrugë. Mjafton të punojë se dyert hapen patjetër. Edhe Qirko? Tre po i japim ne, tre Vllaznia, tre Tirana dhe ata që janë jashtë të mos vijnë fare se i kemi këtu”, tha Martini për “Oversport” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"