Humbja në gjysmëfinalen e Australian Open, zhgënjimi i Xhokoviçit: Ndeshja ime më e keqe e karrierës në grand slam

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2024 | 14:21

Humbja në gjysmëfinalen e Australian Open, zhgënjimi i Xhokoviçit: Ndeshja ime më e keqe e karrierës në grand slam

Novak Xhokoviç duket se nuk e ka kapërdirë lehtë disfatën kundër Janik Sinerit në gjysmëfinalen e djeshme të Australian Open.

fdgfd

36-vjeçari nga Beogradi foli në konferencën për shtyp duke komplimentuar italianin, por menjëherë më pas duke analizuar ndeshjen e tij dhe duke nënvizuar se si kjo ishte një nga ditët e këqija që ndikon në karrierën e çdo kampioni.

“Dua të përgëzoj Sinerin për ndeshjen e tij të shkëlqyer, ai meriton një vend në finale. Ai më dominoi totalisht në këtë takim. Por unë mbeta i shkuar nga niveli im. Nuk bëra shumë mirë në dy setet e para dhe mendoj se kjo ishte një nga ndeshjet më të këqija të karrierës sime në një slam”, u shpreh fillimisht Xhokoviç, i cili më tej vijoi: “Nuk është një ndjenjë shumë e këndshme të luash në këtë mënyrë, megjithatë kundërshtarit i duhet njohur merita, pasi bëri gjithçka më mirë se unë, në çdo aspekt të lojës”, shpjegoi numri një në renditjen e ATP-së, i cili foli edhe për serinë pozitive të ndërprerë pas 33 fitoresh në këtë turne.

“E dija që një ditë që seri do të përfundonte. Do të ndodhte, portë paktën dhashë gjithçka që munda në rrethana kur nuk luajta mirë dhe humba ndaj një lojtari që ka një shans shumë të mirë për të fituar grandslamin e tij i parë”.

Në fjalët e Xhokoviçit mund të perceptohet dorëzimi e dikujt që kaparë një të ri ti “vjedhë” fronin dhe që mund të shënojë fillimin e fundit të tij. Megjithatë, kampioni serb nuk duket i bindur nga ky interpretim, duke konfirmuar dëshirën e tij për t’u rikthyer në Melburn dhe për t’i shtuar sukseset në Australian Open: “Ky është një qytet vërtet i veçantë dhe grand slami më i bukur. Thjesht shpresoj të kem mundësinë të kthehem. Të luaj të paktën edhe njëherë dhe të rijetoj emocionet sërish”, u shpreh 36-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"