Humbja kundër Shkëndijës, Shkëmbi: Jemi larg asaj që dua, po punojmë për afrime cilësore te Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2024 | 16:55

Humbja kundër Shkëndijës, Shkëmbi: Jemi larg asaj që dua, po punojmë për afrime cilësore te Tirana

Në fund të ndeshjes mes Tiranës dhe Shkëndijës, ku bardheblutë humbën 1-0, foli trajneri Bledi Shkëmbi. Ai analizoi 90 minutat dhe tha se ky është fillimi.shkembi“Një miqësore që patjetër na shërbeu shumë. Kemi shumë lojtarë të rinj, afrime të reja dhe ishte e detyrueshme një provë përballë një kundërshtari mjaft të mirë. Deri diku mendoj që bëmë një lojë solide, por larg asaj që ne dëshirojmë të arrijmë. U aktivizuan shumë lojtarë të rinj nga akademia dhe jo vetëm. Deri diku me disa morëm sinjale pozitive për të ardhmen”, tha në fillim ai.

Shkëmbi foli edhe për fazën përgatitore.

“Skuadra është në ngarkese e sipër gjatë kësaj faze dhe patjetër që dhe lodhja apo vapa bëjnë të tyren. Për afrimet, si ndeshja parë jemi të kënaqur, por e theksoj që maksimumi është akoma larg. Jemi duke punuar për disa afrime të tjera, sepse skuadra ka nevoje akoma për përforcime cilësore”, mbylli ai.

Trajneri Shkëmbi foli edhe për shortin e Europës ku vë përballë, Tiranën me Torpedo Kutaisin.

“Për të qenë i sinqertë, nuk është se kishim shumë informacion për skuadrën e Torpedos. Këto ditë kemi grumbulluar informacion dhe dimë që është një skuadër e fortë, me buxhet të madh dhe me disa lojtarë shumë cilësorë. Pavarësisht kundërshtarit, për ne më e rëndësishme është të kompletojmë skuadrën pasi kemi mangësi në të tre repartet dhe shpresoj që shumë shpejt, skuadra të marrë fytyrën e saj. Në fakt, do të doja një skuadër që është më afër gjeografikisht, pasi rruga e gjatë s’është në favor të klubeve dhe lojtarëve”, deklaroi Shkëmbi.

IBRAIMI – Për shortin në Europë foli edhe drejtori sportiv Agim Ibraimi.

“Në futbollin e sotëm nuk ka rivalë të lehtë! Duhet shumë punë, për të arritur te suksesi. Torpedo është një klub serioz dhe këtë e tregojnë investimet e afrimet në merkato. Ne jemi një klub në formim dhe në këtë moment duhet shumë kujdes për të bërë më të mirën për Tiranën. Me përkushtim dhe shumë disiplinë, arrihet çdo objektiv”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"