Holandezët kërcënojnë me dëmtimin e Romës, mbështeten edhe nga tifozët italianë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2023 | 12:15

Holandezët kërcënojnë me dëmtimin e Romës, mbështeten edhe nga tifozët italianë

Roma do të zhvillojë të enjten ndeshjen e kthimit në Ligën e Europës, ku përballë do të ketë holandezët e Fejnord. Kujtimet nga finalja e Konferencës në Tiranë, janë ende të freskëta për holandezët që do të tentojnë hakmarrje në Ligën e Europës.

fejnord

Fitorja në ndeshjen e parë në Roterdam, ka rritur besimin në kampin holandez dhe të shumtë në numër janë tifozët që janë nisur në drejtim të Romës për ndeshjen e kthimit. Nëpërmjet rrjeteve sociale, ata kanë kërcënuar se do të dëmtojnë qytetin, duke iu rikujtuar edhe një incident të ndodhur disa vite më parë.

“Shikoni shatërvanët tuaj”, shkruajnë në rrjete sociale tifozët holandezë, duke ju dhënë një sinjal të qartë italianëve. Por, holandezët nuk janë të vetmit në këtë mes duke qenë se mbështetje do të kenë edhe nga tifozët e Napolit. Miqësia e dy tifozerive tashmë dihet dhe si duket, do të bëhen bashkë për të ndihmuar ekipin e Fejnordit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"