“Holanda na befasoi me lojën”, francezi Tçuameni: Morëm pikë shumë të mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2024 | 16:29

“Holanda na befasoi me lojën”, francezi Tçuameni: Morëm pikë shumë të mirë

Mungoi në ndeshjen e parë, teksa dje për shkak të mungesës së Mbapesë, iu krijua një hapësirë në formacionin fillestar. Mesfushori i Realit të Madridit ka analizuar barazimin me Holandën duke deklaruar për televizionin francez:

tcuameni

“Kishim programuar një manovër disi më ndryshe dhe secili nga ne mesfushorët që shkonte në sulm duhej të sigurohej që mbrojtja ishte e mbuluar.

Trajneri kërkon që të jemi solidë difensivisht pa hequr dorë nga sulmi. Hasëm më shumë vështirësi nga sa mendonim, megjithatë S’duhet harruar cilësia e Holandës që na vuri jo pak në vështirësi. Sidoqoftë, është një pikë e mirë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"