Hila ka vulosur tri fitore të çmuara, kush është “gladiatori” i heshtur që po i bën me krahë bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2023 | 21:09

Hila ka vulosur tri fitore të çmuara, kush është “gladiatori” i heshtur që po i bën me krahë bardheblutë

Ardit Hila emri. Vendlindja Elbasan. Profesioni specialist titujsh në kryeqytet. Pasi ka marrë trofeun me të kuqtë, mesfushori po bëhet gati për të ngritur trofeun e titullit kampion me Tiranën.DBMXCB NC

Dhe të thuash që deri në janar nuk është se ishte preferuar shumë. Te Tirana erdhi në verë, por qenësia pas me përgatitje bëri që ai të vuante Europën dhe vetëm në janar e vazhdim të shkëlqente në fushën e lojës. Me bardheblutë ka qenë në fushën e lojës 1326 minuta në 26 ndeshje. Vetëm 13 prej tyre i ka pasur si titullar, ndërsa ka shënuar edhe 4 gola në kampionat. Dhe të thuash që golat e tij kanë vlejtur 9 pikë në këtë vend të parë të Superiores. Dy gola i ka shënuar në Kupën e Shqipërisë, me 475 minuta në shtatë takime.

VENDIMTAR – Mesfushori ka qenë vendimtar në tri ndeshje me bardheblutë së bashku me Florent Hasanin. Ka vendosur takimin në Laç me dy gola. Jo vetëm kaq, por nuk harrohet fitorja me golin e Hilës në sfidën me Kastriotin vetëm katër javëmë parë. Dhe nuk ka mbajtur. Në sfidën e parë të fazës sëkatërt. Goli i tij dhe i Hasanit i dhanë fitoren Tiranës.

KARRIERA – Në karrierën e tij, mesfushori ka një titull me Partizanin. Një superkupë me Tiranën, një kupë me Prishtinëndhe është gati të fitojë dy trofe të tjerë me bardheblutë. Është 30 vjeç dhe mes të tjeravenë këtë kampionat ka dhënë edhe dy asiste. Më parë ka luajtur me Prishtinën, Partizanin, Kukësin, Teutën dhe Elbasanin.

NMCMCPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"