Hidi lë futbollin në moshën 42-vjeçare: E nisa dhe e mbylla me trofe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2023 | 22:28

Hidi lë futbollin në moshën 42-vjeçare: E nisa dhe e mbylla me trofe

Isli Hidi lë futbollin pas 25 vitesh. Pas një karri erë të suksesshme dhe me një “mal” me trofe, në moshën 42-vjeçare ka vendosur që të tërhiqet. E mbyll sikundër e nisi: me trofe. Në ditën që Vora u ngjit si kampione në Kategorinë e Dytë, portieri zyrtarizon largimin nga fusha.

hidi

Gjatë një prononcimi të dhënë enkas për “Panorama Sport”, jep lajmin. Rrëfen vendimin që ua kishte komunikuar edhe lojtarëve para finales me Elbasanin, duke u bërë edhe premtim.

“Është një kënaqësi e madhe dhe një sukses i padiskutueshëm. Ishte shpërblimi më i mirë i gjithë këtij sezoni të lodhshëm e të vështirë. Çdo gjë ka shkuar perfekt dhe kjo ishte mbyllja më e mirë, pavarësisht se ne ishim kampionët e Grupit A. E megjithatë, titulli i Kategorisë së Dytë ka tjetër. Dua të falënderoj të gjithë djemtë e ekipit, presidencën, stafin teknik, kryebashkiakun dhe tifozët e Vorës për mbështetjen. Bashkë ia dolëm.

U pata thënë dhe lojtarëve se për mua sot (të enjten) ishte ndeshja e fundit si lojtar. Kjo ishte një dhuratë ekstra, të merrej dhe këtë trofe të fundit. E kam filluar me trofe te Tirana dhe nuk ka gjë më të bukur se ta mbyllja po kështu. U uroj suksese gjithë çunave në karrierën e tyre dhe Vorës gjithashtu. Jam i lumtur edhe që arrita të kënaq dy vajzat e mia, sepse ua kisha premtuar që nuk do largohesha nga futbolli pa ju dhuruar një kupë”, u shpreh fillimisht gardiani që mbajti edhe shiritin e kapitenit te vorakët.

PRITSHMËRITË – U ndal edhe tek e ardhmja, ndërsa ka bindjen se edhe sezonin e ardhshëm do të ndërtohet një Vorë pretendente. “Ka qenë një garë e vështirë, me shumë pretendentë, e për këtë u desh të aktivizoheshin në grupin e Vorës dhe mjaft futbollistë elitarë. Ndërkohë që infrastruktura ishte sfidë më vete. Askush nuk e besonte se ky projekt do të vihej në zbatim kaq shpejt, brenda një sezoni. Ky është një investim i madh dhe afatgjatë.

vora-kampione

Edhe pse në ekip ishim shumë futbollistë që vinim me një përvojë Superioreje, fillimisht nuk e patëm të lehtë. Kjo, pasi luanim në një kategori inferiore dhe na u desh pak kohë të ambientoheshim. Kaluam dy-tri javë të vështira, por fundi ishte i ëmbël.

Ne u ndërtuam për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë dhe ndoshta edhe më lart. Pavarësisht se për këto duhet efekti kohë. Përvoja nuk i mungon Vorës, që ka mjaft lojtarë, të cilët kanë luajtur në nivele të larta. Ky projekt do të ketë vazhdimësi, të jeni të sigurt që nuk ka nisur për një vit”, përfundoi Hidi.

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"