Heroi kundër Polonisë, Vergost para sfidës me Francën: Kam mentalitet fitues…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2024 | 16:17

Heroi kundër Polonisë, Vergost para sfidës me Francën: Kam mentalitet fitues…

Vergost ishte heroi i Holandës në ndeshjen e parë dhe duket se ka marrë vetëbesim për ndeshjet e ardhshme. Ai e konsideron veten si një sulmues që nuk gabon shumë raste dhe se brenda zonës është vrastar.

5

“Unë kam një mentalitet të çmendur fitues. Luftoj gjithmonë për të ndihmuar skuadrën. Golat e mi janë të gjithë brenda zonës. Për më tepër i kam shënuar me një prekje. Duhet të vazhdojmë kështu. Por skuadra është shumë e rëndësishme dhe më ka ndihmuar për të qenë në pozita shumë të mira për të goditur portën dhe për të fituar ndeshjet. Të shohim sepse na presin ndeshje të forta dhe shumë interesante. Europiani sa fillon dhe bëhet i vështirë”, ka thënë Vergost.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"