Gudmundson do Interin, Xhenoa ia bën malore/ Problem Arnautoviç, ja manovrat e dyshes Auzilio-Marota

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2024 | 21:05

Gudmundson do Interin, Xhenoa ia bën malore/ Problem Arnautoviç, ja manovrat e dyshes Auzilio-Marota

Interi është duke punuar intensivisht për të bërë të mundur që Albert Gudmunson të vihet nën urdhrat e trajnerit Simone Inzagi për sezonin e ardhshëm. Sulmuesi islandez është një prej objektivave kryesorë për merkaton e zikaltërve këtë verë, duke e konsideruar si një copëz kryesore për të kompletuar repartin e avancuar pas Taremit.

gudmundson

Mirëpo, bisedimet për Xhenoan nuk do të jenë aspak të thjeshta. Mirëpo, si për të nisur gjithçka siç duhet, “Corriere dello Sport”, bën me dije se vetë futbollisti ka shprehur dëshirën për t’u bashkuar me ziklatrit. Jo vetëm kaq, por ka shprehur gatishmërinë për të pritur ziklatrit sa të jetë e nevojshme. Mirëpo, ana tjetër e medaljes është fakti se Interi ka domosdoshmëri për të arkëtuar të ardhura. Për këtë, duhet të nisin shitjet ku I pari në këtë listë është Marko Arnautoviç.

Largimi i austriakut nuk do të jetë aspak e lehtë dhe për këtë, me shumë gjasë, pritet që gjithçka të nisë në përfundim të Europianit. Më tej, në radhë do të jetë zgjidhja e çështjes së Valentin Carbonit. Ndoshta edhe më i rëndësishëm, sepse arkëtimi i të ardhurave prej tij, ndihmon shumë arkat ziklatër dhe ua heq nevojën për të shitur një prej titullarëve. Për të ka edhe skuadra që kanë nisur interesimet, ndaj vështirësia do të jetë vetëm që të përzgjidhet oferta e duhur.

Në çdo rast, si për Inter edhe Gudmunson, nevojitet që të jenë të durueshëm për të qenë bashkë. Mes klubit dhe futbollistit ka një interes të dyanshëm. Ndërsa, në skuadrën e Xhenoas, përtej deklaratave të drejtorit sportive Ottolini, një ofertë bindëse do të bëjë të mundur lirimin e futbollistit menjëherë. Xhenoa kërkon 40 milionë euro, mirëpo zikaltrit do të insistojnë që të përdoret formula e një huazimi me detyrim blerjen në vitin 2025.

MARTINEZ- Ndërkohë që në shtëp9në zikaltër, çështja Gudmunson është një situatë në zhvillim e sipër, Inter dhe Xhenoa po përfundojnë transferimin drejt Milanos të Jozef Martinez. Bisedimet për portierin spanjoll janë drejt përmbylljes përfundimtare të detajeve që do ta bëjnë të mundur këtë kalim. Xhenoa shtyn për të marrë si këmbim Gaetano Oristanion. Përfshirja e një djaloshi 22 vjeçar, bën të mundur edhe uljen e shifrës totale të transferimit. Një marrëveshje, që do të kompletohej për rreth 15 milionë euro.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"