Guardiola gjen sërish Interin pas 13 vitesh, herën e fundit rezultati i buzëqeshi… zikaltërve  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2023 | 23:33

Guardiola gjen sërish Interin pas 13 vitesh, herën e fundit rezultati i buzëqeshi… zikaltërve  

Rrugët e Pep Guardiolës dhe Interit kryqëzohen sërish në Ligën e Kampionëve. Duhet të kthehemi 13 vite pas, në vitin 2010, kur në gjysmëfinale Interi i atëhershëm i drejtuar nga Zhoze Murinjo, fitoi kundër Barcelonës që asokohe drejtoheshe nga Guardiola në një sfidë të dyfishtë, me episode që ende sot shkaktojnë diskutime, duke hedhur themelet e suksesit për interistët. 

736128eeaf76bd5fcedde856902e6228-02139-oooz0000

Trembëdhjetë vjet më vonë, në Stamboll, Guardiola dhe Interi do të takohen sërish dhe këtë herë aksioni do të jetë drejtpërdrejt trofeu. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"