“Gradën ‘Kolonel’ e kam pritur prej vitesh”, Qerimaj në “Panorama TV”: Vendi i 5-të në Europian është një arritje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2023 | 17:09

“Gradën ‘Kolonel’ e kam pritur prej vitesh”, Qerimaj në “Panorama TV”: Vendi i 5-të në Europian është një arritje

Peshëngritësi Erkand Qerimaj, ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin sportiv “Panorama Sport” në “Panorama TV”. Ai foli për rezultatin e arritur në kampionatin Europian, për karrierën e tij, objektivat si dhe për garat e tjera që e presin.

bandicam 2023-04-20 16-49-06-621“Kampionati shkoi mirë, jam i kënaqur pasi arrita nivelin maksimal që kisha synuar. Qëllimi i kësaj gare nuk ishte medalja, por për të marrë pikë dhe të mos rrezikonim, dhe të futeshim në 5 më të mirët.152 në provën e fundit pati një problem pasi në 30 sekonda, kishin vendosur një emër tjetër, dhe dola me vonesë, dhe për këtë arsye pati një problem që arrita të dal në vendin e 5-të. Ky është vetëm fillimi kemi disa gara të tjera gjatë vitit.

Koha për tu stërvitur ka qenë e nevojshme, vetëm prova e fundit na penalizoi pasi unë isha në formë shumë të mirë fizike. Provat sa po vinin bëheshin edhe më mirë në vazhdim. Unë jam i kënaqur, dhe viti ka nisur mirë. Kemi kampionate të rëndësishëm, jam i kënaqur me këto rezultate dhe në vazhdim shpresoj të jem më mirë. Të jesh në 5 më të mirat të Europës nuk është gjë e vogël, është arritje dhe kush e kupton e vlerëson. Grada “Kolonel” është një emocion i veçantë, të kesh ngritur flamurin dhe të vlerësohesh nga qeveria është shumë e rëndësishme. Nga grada në ushtri përfiton pagë dhe siguracione duke ndihmuar që sportisti të jetë edhe mëi vlerësuar. Është një gjë shumë e mirë për të gjithë. Si kampion Europe, ndjehem i vlerësuar që kam yllin e madh të mirënjohjes. Në disa aktivite i marr bashkëshorten dhe djalin, ndërsa në disa të tjerë jo.

Kjo ndodh pasi ata emocionohen tepër dhe mund të ndikojë për keq. Në qoftë se do kualifikohemi në Lojërat Olimpike do ta marr dhe familjen time. Të gjithë sportistët luftojnë për të qenë më i miri, dhe është kënaqësi e madhe kur konfirmohesh si më i miri. Kur kemi rivalitet është gjë e mirë, egoja dhe xhelozia në ndihmon të punojmë dhe ushtrohemi më shumë. Kemi Botërin dhe gara të tjera, ende nuk dihet si do shkojë deri në fund dhe për këtë arsye nuk mund të them cili vit ka qenë më i mirë. Nuk mund të bëj aludime për të tjerët që konsumojnë doping, unë synoj të shkoj sa më lart për vete. Janë dy kampionate të rëndësishme këtë vit dhe do kem pak ditë për të pushuar, më pas do të nisim punën”, deklaroi Qerimaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"