Gola dhe asiste tek ekipet e tyre, ja kush janë pesë legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2023 | 19:35

Gola dhe asiste tek ekipet e tyre, ja kush janë pesë legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Java e fundit ka qenë një javë pozitive për legjionarët shqiptarë. Portali i njohur, “Sofa Score” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” edhe disa nga notat me të cilat janë vlerësuar futbollistët shqiptarë që kanë spikatur këtë fundjavë. 

Collage Maker-18-Sep-2023-09-02-AM-9273

Arbnor Muja renditet vendin e parë më notën 8.7 pas asistit dhe golit të shënuar me ekipin e tij Antverp ndaj Vesterlo. Pas tij vjen Jurgen Bardhi me notën 8.6, për shkak të asistit të parë këtë sezon me Keçiorengyçy, në kampionatin e Turqisë.

Indrit Tuçi është vlerësuar me notën 8.3 pasi shënoi golin e vetëm për ekipin e tij, duke i dhuruar fitoren ndaj Rudes. Pas tij renditet shoku i skuadrës, Jon Mersinaj. Ai bërë një performancë të mirë duke luajtur që nga minuta e parë.

Ish mbrojtësi i Partizanit, Eneo Bitri renditet në vendin e fundit me notën 7.8. Ai e nisi sfidën titullar ndaj Alesund.

WhatsApp Image 2023-09-18 at 08.38.27

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"