Gol pas 71 ditësh, “djalli” shpreson te rikthimi i Leaos edhe në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2023 | 14:09

Gol pas 71 ditësh, “djalli” shpreson te rikthimi i Leaos edhe në kampionat

Tifozët e Milanit shpresojnë që në dy muajt e ardhshëm, vendimtarë për fatet e sezonit, Rafael Leao të transformohet në një lider për skuadrën e tij në këtë nisje të vitit 2023 për t’u harruar me klubin.

leao

Sulmuesi ka shënuar vetëm dy gola në janar. Por ndeshja e fundit kualifikuese me Portugalinë kundër Luksemburgut jep shpresë.

Në shtëpinë e Luksemburgut, sfidë e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2024”, luzitanët fituan pa probleme 6-0 dhe futbollisti i kuqezinjve, në 15 minutat që u aktivizua, bëri pak nga të gjitha: një asist të bukur për Otavion, një penallti e fituar, por gabuar dhe një gol.

Goli i mungonte prej 71 ditësh: ishte 14 janar dhe Milani sfidonte Leçen në transfertë. Prej atij momenti, numri 17 nuk e kishte gjetur më rrugën e golit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"