Goditja “big” në merkato, Tirana nuk heq dorë nga ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2024 | 21:15

Goditja “big” në merkato, Tirana nuk heq dorë nga ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare

Valon Ahmedi vazhdon të jetë në qendër të dëshirave të Tiranës. Ai është duke u menduar për një transferim të mundshëm te bardheblutë. Valon Ahmedi është lojtari i radhës që mund të surprizojë me transferimin te Tirana.

valon ahmedi

Lojtari që nuk ka një kontratë me Soligorskin, mund të jetë goditja “big”. Lojtari është një mesfushor i avancuar. Luan pas sulmuesit kryesor dhe është 29 vjeç.

Ahmedi mund të luajë edhe në dy krahët e sulmit. Po kështu, këtë kampionat me Soligorskin ka qenë në fushë 9 takime, rreth 900 minuta dhe ka dhënë dy asiste. Vlera në merkato është 750 mijë euro, ndërsa më parë ka luajtur me Shkëndijën. Afrimi i tij do të ishte plus i madh për Tiranën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"