Gjykata konfirmon vendimin për vdekjen e Davide Astorit, dënohet me një vit burg mjeku i Fiorentinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2024 | 20:31

Gjykata konfirmon vendimin për vdekjen e Davide Astorit, dënohet me një vit burg mjeku i Fiorentinës

Gjykata e Apelit të Firences, ka konfirmuar sot vendimin e shkallës së parë duke dënuar me një vit heqje lirie profesorin Xhorxho Galanti për akuzën e shkaktimit të vdekjes së ish-kapitenit të Fioreninës, Davide Astori.

astori

Galanti, ish-drejtuesi i mjekësisë sportive në spitalin “Careggi” dhe me të kaluar si konsulent sportiv i klubit, është shpallur fajtor për ngjarjen tragjike të 4 marsit 2018.

Asokohe, lojtari u gjet pa jetë në dhomën e tij të hotelit në Udine, ku gjendje i grumbulluar bashkë me skuadrën para një ndeshje të Serisë A. Sipas akuzës, vdekja u shkaktua nga një patologji që duhej të kishte dalë nga testet e zemrës të cilat u nënshtrohen futbollistët.

Në këtë rast, mjeku Galanti kishte lëshuar dy certifikata që Astori mund të vazhdonte normalisht aktivitetet sportive pas testimeve të kryera prej tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"