Gatuzo me objektiva të qarta në merkato, kërkon me ngulm te Valencia ish-sulmuesin e Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2022 | 14:36

Gatuzo me objektiva të qarta në merkato, kërkon me ngulm te Valencia ish-sulmuesin e Interit

Ivan Xhenaro Gatuzo kërkon që të bëjë Valencian konkurruese për sezonin e ardhshëm.

Gattuso_Politano_IPA

Sipas asaj që raporton “SKY Sport”, trajneri italian kërkon me ngulm një sulmues, dhe ai që i plotëson kushtet është Mateo Politano.

Të dy e njohin mirë njëri-tjetrin pasi kanë qenë bashkë pjesë e Napolit dhe në orët e fundit kanë nisur kontaktet mes palëve.

Në sezonin që përfundoi, sulmuesi 28-vjeçar është aktivizuar gjithsej me fanellën e Napolit në Serinë A në 33 ndeshje duke shënuar 3 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 4 asiste për shokët e skuadrës.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"