Gati të paguajnë 70 milionë euro, ja klubet e mëdha europianë që janë vënë në garë për shërbimet e portierit të Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2023 | 20:25

Gati të paguajnë 70 milionë euro, ja klubet e mëdha europianë që janë vënë në garë për shërbimet e portierit të Milanit

Majk Menja është padyshim një nga portierët më të mirë në qarkullim në futbollin elitar ndërkombëtar. “Gardiani” i Milanit është vënë në lupën e disa klubeve të mëdha europiane, të cilat kërkojnë që të kenë shërbimet e tij. Kryesisht bëhet fjalë për klube me peshë të madhe financiare, si Çelsi, PSG, Mançester Junajtid dhe Bajern Munih.

MAJK MENJA

Francezi preferon qëndrimin te kuqezinjtë dhe pritet që të gjendet edhe akordi për rinovimin e një kontrate afatgjatë dhe fitimprurëse.

Kontrata aktuale me Milanin i skadon në verën e 2026-ës dhe që të rinovojë, duhet që Milani ti bëjë një rritje të konsiderueshme të pagës.

Sipas “FootMercato”, janë disa klube që janë të gatshme të plotësojnë dëshirën financiare të portierit francez, si dhe të paguajnë klauzolën e Milanit.

PSG është në garë për shërbimet e Majk Menjasë, pasi ish-portieri i Milanit, Xhixhi Donaruma, nuk po pëlqehet nga  trajneri  Luis Enrikue. Së fundmi, portieri i kombëtares italiane u ndëshkua me karton  të kuq ndaj Le Havres.

Gjithashtu, edhe Bajern Mynih  është vënë në kërkim të zëvendësuesit ideal të Manuel Nojerit. Mançester Junajtid  po shikon për blerje të reja, pasi transferimi i Andre Onanës nga Interi  po del “blof”. Mësohet që të tria klubet janë të gatshme të paguajnë deri në 70 milionë euro për të bindur Milanin për ta shituar portierin francez.

Menja është i vetmi portier në pesë ligat më të mira europiane që ka bërë të paktën një asist në tre sezone radhazi.

Ai gjithashtu ka shënuar rekord, duke u bërë portieri i parë që nga sezoni 2004/2005, që regjistron më së shumti asistime.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"