Galiani tregon historinë para finales: Simone Inzagi ishte në tribunë me ultrasit e Milanit duke festuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2023 | 20:50

Galiani tregon historinë para finales: Simone Inzagi ishte në tribunë me ultrasit e Milanit duke festuar

Adriano Galiani ka qenë ndër figurat e shumta të sportit italian që ka udhëtuar drejt Stambollit për të parë finalen mes Mançester Sitit dhe Interit. E ndonëse të gjithë e njohin për një milanist të flaktë, Galiani ka pranuar se sonte do të jetë një tifoz i zikaltërve pasi do që një skuadër italiane të triumfojë në Champions.

galiani

“Mua më kujtohet finalja e vitit 2005, nuk do ta harroj kurrë. Sot, e pabesueshme por e vërtetë, personi i parë që kam takuar këtu ishte Rafa Benitez, trajneri i atij Liverpuli, Sot si Italian nuk mund të bëj asgjë tjetër veçse të bëj tifo për Interin. Por nuk duhet të kesh kurrë asnjë lloj ndjesie para ndeshjes, nuk të sjell fat”, tha fillimisht ai për “Sky Sport”.

“Në letër Siti është shumë i fortë, por uroj që të mund të fitojë Interi, sidomos pas humbjeve në finale të Romës dhe Fiorentinës. Stambolli është një qytet i cili nuk i solli fat Milanit, ndoshta sonte do t’i sjellë fat Interit. Simone Inzagi? Ka qenë shumë pranë Milanit kur ishte futbollist. Mua më kujtohet që në vitin 2007 ishte në tribunën e ultrasve në Athinë duke festuar për të vëllain”, tregoi Galiani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"