Alarm nga “Muri i verdhë”, Pioli stërvit Milanin me koret e Borusia Dortmund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2023 | 18:19

Alarm nga “Muri i verdhë”, Pioli stërvit Milanin me koret e Borusia Dortmund

Milani do të luajë këtë të mërkurë një sfidë shumë delikate në Gjermani përballë Borusia Dortmund, një përballje që bëhet shumë interesante pasi të dy skuadra kërkojnë fitoren e parë në grupin përkatës. Dhe trajneri Stefano Pioli nuk e sheh rrezikun vetëm në fushën e lojës, por edhe në tribuna.

asdasddaasdadas

“Muri i Verdhë”, tribuna e famshme e tifozëve të Borusia Dortmund, është gjithmonë mbresëlënëse, e aq më shumë në ndeshjet e Ligës së Kampioneve. Ndaj që skuadra e tij të jetë e përgatitur edhe përballë shfaqjeve që dhurojnë tifozët në atë tribunë pas porte, Pioli ka zgjedhur një metodë shumë të veçantë stërvitje.

Gjatë paradites së sotme, kur ekipi ka kryer përgatitjet e fundit në qendrën stërvitore në Milanelo para nisjes drejt Gjermanisë, nga altoparlantët pranë fushës janë dëgjuar kore tifozësh më zë të lartë. Këto kore i përkitnin ultrasve të Borusia Dortmund të vendosur pikërisht te “Muri i Verdhë”.

Në këtë mënyrë, trajneri ka dashur që të ambientojë skuadrën me atmosferën që do të përjetojë këtë të mërkurë në “Signal Iduna Park”, për të shmangur shpërqendrimet që mund të sjellin pasoja më pas në paraqitjet në fushën e lojës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"