FOTOLAJM/ Triumfuan ndaj Tiranës në finalen e Kupës së Shqipërisë, Partizani uron… Egnatian 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2023 | 22:59

FOTOLAJM/ Triumfuan ndaj Tiranës në finalen e Kupës së Shqipërisë, Partizani uron… Egnatian 

Kampionët e Partiznit, ishin të parët që uruan Egnatian, pas suksesit historik në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Tiranës në “Elbasan Arena”. 

Egnatia

Rrogozhinasit arritën të mposhtin në finale bardheblutë e Orges Shehit me gol në minutën e 113-të. Ky është trofeu i parë në historinë e klubit të Egnatias. 

Fill pas fitimit të kupës, Partizani nuk ka ngurruar të urojë Egnatian. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, të kuqtë i urojnë suksese për trofeun e parë i cili ka kurorëzuar një sezon fantastik të Egnatias. 

Postimi FK Partizanit: 

Klubi i Futbollit Partizani dhe Presidenti Gazment Demi uron KF EGNATIA për fitimin e trofeut të Kupës së Shqipërisë. për sezonin 2022-2023. 

Fitimi i trofeut tuaj të parë kurorëzoj sezonin pozitiv të skuadrës së Egnatias. 

Urime presidentit Agim Demrozi, lojtarëve, stafit teknik dhe drejtuesve të klubit. Ju urojmë një përfaqësim sa më pozitiv në debutimin tuaj në kupat e Evropës. 

partizaniiii

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"