FOTOLAJM/ Mesazhi patriotik nga tribuna, si Xhebrailat “ndezën” atmosferën në “Air Albania”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2023 | 20:36

FOTOLAJM/ Mesazhi patriotik nga tribuna, si Xhebrailat “ndezën” atmosferën në “Air Albania”

Tifo-grupi i Ballkanit, “Xhebrailat” përkrahu në maksimum skuadrën nga Suhareka në ndeshjen e Conference League ndaj Plzen.

406363378_897021928447559_1033670398772714637_n-1536x1152

Në “Air Albania”, “Xhebrailat” u dukën mjaft të karikuar, ku nuk munguan pankartat e banerat. “Amanet prej Besim Ndrecës, e prej babës trashëgimi, me mbrojt nderin e Suharekës, edhe vetëm një Shqipëri” – shkruhej në njërën prej tyre.

Xhee (1)

Sa i takon numrit të tifozëve prezent në tempullin “Air Albania”, bëhet fjalë për një shifër që nuk shkon më shumë se 3.5 mijë persona. Gjithsesi është për t’u vlerësuar entuziazmi i krijuar nga tifozët e Ballkanit, të cilët nuk ndaluan asnjë moment së përkrahur skuadrën e tyre!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"