FOTO/ “Vllaznia ka vendin e saj në sportin më të bukur në botë”, Alban Xhaferi shfaqet krahë Infantinos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2023 | 12:45

FOTO/ “Vllaznia ka vendin e saj në sportin më të bukur në botë”, Alban Xhaferi shfaqet krahë Infantinos

Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, ishte sot një ndër të pranishmit në “ECA-Heart of Football”, ku u takua dhe me presidentin e FIFA-s, Xhani Infantino.

xhaferi infantino

Numri 1 i klubit shkodran nuk ngurojë që këtë gjë ta ndante dhe me ndjekësit e tij në rrjetet sociale nga kjo ceremoni.

“Me presidentin e FIFA-s Xhani Infantino, në ‘ECA-Heart of Football’, për të treguar që edhe Vllaznia ka vendin e saj në sportin më të bukur në botë. ‘Football for all’ do të jetë projekti ynë, që do ta kthejë Shkodrën në qendrën e ardhshme të zhvillimit të talenteve rajonale”, shkruan Xhaferi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"