FOTO/ Rikthimi i Espanjolit në La Liga! Festa speciale e Keidi Bares, tifozët e marrin në krahë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2024 | 21:55

FOTO/ Rikthimi i Espanjolit në La Liga! Festa speciale e Keidi Bares, tifozët e marrin në krahë

Espanjoli rikthehet në La Liga, pas triumfit 2-0 në finalen e “Play Off”-it mbrëmjen e sotme. Një meritë të jashtëzakonshme për këtë sukses ka edhe mesfushori fierak, Keidi Bare, që dha një kontribut të çmuar falë paraqitjeve të tij mbresëlënëse.  

bareeee

Në fund të sfidës, pati edhe një festë speciale, për Baren, i cili u mor në krahë nga tifozët, të cilët pushtuan fushën, për të festuar me lojtarët rikthimin në elitën e futbollit spanjoll. 

keidi bare

Fotot e Bares ndërkohë janë duke bërë xhiron e rrjeteve sociale.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"