FOTO/ Në Itali janë të sigurt për fituesin e Championsit, i dhurojnë trofeun trajnerit dhe kapitenit të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2023 | 14:11

FOTO/ Në Itali janë të sigurt për fituesin e Championsit, i dhurojnë trofeun trajnerit dhe kapitenit të…

Interi dhe Mançester Siti do të përballen në finalen e Ligës së Kampioneve më 10 qershor në Stamboll.

SITI INTER

Diferencat mes dy skuadrave, janë të dukshme me Sitin që ka bërë një sezon fantastik dhe me futbollistë ku vlera e tyre është shumë herë më e lartë se e Interit dhe me këta të fundit, që shpresojnë në një mrekulli. Kompanitë e basteve, e favrizojnë dukshëm skuadrën e Guardiolës dhe në Itali janë të bindur se “qytetarët” do të fitojnë trofeun më të rëndësishëm për klube.

Kështu, gazetarët e emisionit “Le Lene” në “Italia 1”, kanë udhëtuar në drejtim të Mançesterit. Duke iu referuar koeficienteve të kompanive të basteve, Siti është fitues i Championsit dhe kështu, gazetari i ka dhënë trofeun trajnerit Guardiola dhe kapitenit Gundogan. Çuditërisht, Guardiola ka pranuar ta marrë trofeun pavarësisht se në Itali, e shohin si ndjellës tersi.

gundogan guardiola

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"