FOTO/ Medalje ari në turneun botëror, mundësit çeçenë nderojnë Shqipërinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2022 | 21:09

FOTO/ Medalje ari në turneun botëror, mundësit çeçenë nderojnë Shqipërinë

Në Bullgari po mbahet turneu botëror “Dan Kolov”, një prej kompeticioneve më të fortë të mundjes.

mundesit

Në këtë eveniment merr pjesë edhe Shqipëria, e përfaqësuar nga çeçenët e natyralizuar kuqezi, Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudael, të cilët garojnë në stilin e lirë. Paraqitjet e tyre kanë qenë vërtetë fantastike, teksa Abakarov tashmë ka futur në kasafortë medaljen e artë në peshat 61 kg.

Në raundin e parë mposhti amerikanin J.Rodriguez. Më tej likuidoi dy indianët R.Ravinder dhe I.Vicky.

Në gjysmëfinale fitoi kundër bjellorusit A.Bekerneu, e më pas në finale triumfoi lundër indianit tjetër Kumar Ravi, ky i fundit medalist në Olimpiadën e Tokios.

mundesit 1

Ndërkohë medalje ka siguruar edhe Islam Dudaev, i cili është kualifikuar në finale, aty ku nesër do të luftojë për të rrëmbyer të artën.

Kështu strategjia e afrimit të mundësve nga Çeçenia po jep rezultate menjëherë për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, ndërsa Federata Shqiptare e Mundjes synon që me këta sportistë të sigurojë edhe kualifikimin për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

mundesit 2

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"