FOTO/ Me partneren ulur në prehër, Manaj publikon foton romantike krah vajzës që i ka rrëmbyer zemrën
Sulmuesi i kombëtares, Rei Manaj ka nisur pushimet pas eliminimit të “kuqzinjve” në Euro 2024, por si duket nuk ka lënë pas edhe angazhimet familjare.
Manaj së fundmi ka ndarë disa foto në rrjetin e tij social “Instagram”, nga një gëzim familjar ku ai me familjen e tij dhe partneren kanë qenë të pranishëm, duke tërhequr vëmendjen.
Ndër fotot që ai ka publikuar, nuk ka ngurruar të shfaqë edhe atë me partneren e tij, e cila është e ulur në prehrin e sulmuesit.
Kujtojmë që Manaj përfundoi sezonin e tij më të mirë në karrierë, pasi shënoi 18 gola ne kampinatin turk me skuadrën e Sivasporit, duke u renditur i treti, pas Ikardit dhe Xhekos.
Performanca fantastike në Turqi, bëri që Silvinjo t’i dërgonte një ftesë në Europian, ku madje zuri vendin e titullarit në dy ndeshjet e fundit përballë Kroacisë dhe Spanjës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"