FOTO/ Mbrojtja e trashëgimisë kulturore, Lorik Cana përuron statujën e Skënderbeut në fshatin arbëreshë të Italisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2023 | 19:30

FOTO/ Mbrojtja e trashëgimisë kulturore, Lorik Cana përuron statujën e Skënderbeut në fshatin arbëreshë të Italisë

Fondacioni i Lorik Canës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në zonat arbëreshe të Italisë vazhdon.

10

Së fundmi, ish-kapiteni i Kombëtares ishte në fshatin Fallkunarë të Kozencës, duke përuruar statujën e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti “Skënderbeu”.

“Në rrugëtimin e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe bindjen se bashkë jemi një gjak, një gjuhë, një besë, mbërritëm deri në Fallkunarë në qytezën arbëreshe në provincën e Kozencës për të vendosur bustin e Gjergj Kastriot Skënderbeut, vepër e artistit kosovar Asim Lokaj dhe dhurim i Fondacionit “Lorik Cana 5”.

Heroi ynë kombëtar tashmë nderohet në sheshin “Scanderbeg” të Fallkunarës.

Një falënderim i veçantë për mbështetjen shkon për Ambasadore e Kosovës në Itali Znj. Lendita Haxhitasim dhe Kryetarin e Bashkisë Fallkunarë Z. Françesko Kandreva”, shkruan Cana në postimin e tij.

Duhet thënë se Françesko Kandreva është xhaxhai i futbollistit Antonio Kandreva, futbollist i Salernitanës, që dikur ka luajtur me Lacion, Interin dhe Kombëtaren italiane. Ai e ka prejardhjen nga Fallkunara.

20

30

40

50

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"