FOTO/ Majk Tajson pozon me fanellën e Juventusit, kampioni i boksit “çmend” tifozët bardhezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2024 | 14:04

FOTO/ Majk Tajson pozon me fanellën e Juventusit, kampioni i boksit “çmend” tifozët bardhezi

Kampioni i boksit, Majk Tajson ka pozuar me fanellën e Juventusit, teksa në shpinë mban numrin 1.

mike-tyson-e1707394835369-770x434

Fotot janë publikuar në profilin zyrtar të klubit bardhezi me mbishkrimin: “Stërvitja e Juves do të jetë shumë më e vështirë nga sot”.

Imazhet ngjallën shumë reagime në rrjet dhe një tifoz komentoi me shaka: “Po tani, kush do ta markojë Majk gjatë stërvitjes?”

Tajson ndodhet është në Torino për lançimin e filmit “Bunny-Man”, aty ku luan rolin e një superheroi të maskuar, që mban fytyrën e një lepuri për t’u hakmarrë për vdekjen e motrës, e cila kreu vetëvrasje pas përhapjes së imazheve pa pëlqimin e saj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"