FORMULA 1/ Sainz: Ferrari po bën maksimumin për kthesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2023 | 17:29

FORMULA 1/ Sainz: Ferrari po bën maksimumin për kthesën

Karlos Sainz dhe Ferrari nuk kanë ndërmend të dorëzohen në vështirësitë e para të sezonit, përkundrazi në Maranelo të gjithë po punojnë për t’u rikthyer sa më parë konkurrues.2200632-scuderia-ferrari-usa-gp-race

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë piloti i Ferrarit, Karlos Sainz: “Ne po provojmë shumë gjëra, çdo fundjavë anulojmë diçka që nuk është në rregull dhe provojmë çfarë të sjellim për garën e radhës. Po japim 100% në Maranelo për të korrigjuar gjërat që nuk shkojnë. Jemi në një moment analize dhe duam të gjejmë problemin. Duam të kuptojmë se çfarë është duke bërë Red Bulli apo të tjerët, për t’i arritur ata”, deklaroi Sainz.

Kujtojmë së Formula 1 do të rikthehet më 21 maj për garën e radhës në Emilja Romanja të Italisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"