Formacioni i mundshëm/ /Lulaj dhe Latifi… jashtë, ja si mund të rreshtohet Tirana ndaj Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2023 | 18:18

Formacioni i mundshëm/ /Lulaj dhe Latifi… jashtë, ja si mund të rreshtohet Tirana ndaj Kukësit

Tirana vazhdon përgatitjet për sfidën e radhës në kampionat ndaj Kukësit. Në këtë sfidë, bardheblutë do të kenë sërish disa mungesa. Latifi vazhdon riaftësimin dhe nuk do të luajë as këtë sfidë.

tirana

Në dyshim shumë të madh janë Lulaj dhe Abdullahu. Ky i fundit do të qëndrojë në stol në rastin më të mirë. Jashtë janë edhe Patrik e Selmani. Me ekipin prej ditës së hënë janë bashkuar dyshja Doka-Deliu, të cilët kanë lënë pas pezullimin për kartonë. Nga ana tjetër, në këtë sfidë do të luajë Kozi në portë. Mbrojtja përbëhet nga Doka, Hoxhallari, Najdovski e Përgjoni.

Në mesfushë Deliu, Jonuzi dhe Hasani. Në sulm treshja Abazaj, Kaina e Haxhiu. Dy lojtarë rrezikojnë të humbasin sfidën me Erzenin. Ata janë Jonuzi dheHila. Dy lojtarët kanë nga tre kartonë dhe nëse ndëshkohen edhe me një karton tjetër humbasin sfidën me shijakasit. Tirana tani që flasim ka të dëmtuar Abdullahun, Latifin, Selmanin, Patrikun, por mbetet për t’u parë se cili prej tyre mund të riaftësohet në një ardhme të afërt.

TIR (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"