Formacionet e mundshme/ Holanda nuk eksperimenton, por Anglia bën gati Shoun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2024 | 9:34

Formacionet e mundshme/ Holanda nuk eksperimenton, por Anglia bën gati Shoun

Është shumë e vështirë që të dy trajnerët të bëjnë eksperimente në ndeshjen gjysmëfinale të Europianit dhe në këtë mënyrë si Sauthgejt dhe Kuman do të ruajnë boshtin e skuadrës me të cilën kanë mbërritur deri këtu.hgjNuk përjashtohet si mundësi që të ketë ndonjë lëvizje të vogël, sidomos në kampin e “Tre Luanëve”, ku Luk Shou pritet që të marrë një fanellë titullari. Debutoi me Zvicrën në fund dhe bëri minuta pozitive, pasi Tripier në atë rol është i përshtatur. Kjo do të thotë që ky i fundit ulet në stol sepse në të djathtë e ka të blinduar vendin Saka. Edhe në mbrojtje pritet të rikthehet Guehi, që ishte i pezulluar në sfidën e kaluar.

Te Holanda nuk priten ndryshime. Do të luajnë të njëjtët futbollistë si në ndeshjen me Turqinë, pavarësisht se Vergost po e kërkon me ngulm një vend titullari.GFHWhatsApp Image 2024-07-10 at 09.15.52PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"