Fituesit e Ligës së Kampioneve, thyhet seria legjendare e kroatëve. Nuk festojnë më as francezët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2023 | 23:38

Fituesit e Ligës së Kampioneve, thyhet seria legjendare e kroatëve. Nuk festojnë më as francezët

Fitorja e Ligës së Kampioneve nga Mançester Siti, i ka dhënë fund një serie e cila ishte kthyer në legjendare, atë të futbollistëve kroatë të cilët fitonin trofeun prej shumë vitesh radhazi.

sadsadasdsadsadsadsdadsa

Më saktësisht, që nga viti 2013, ishte gjithmonë një futbollist kroat i cili shpallej fitues i këtij turneu,.

Seria filloi me Manxhukiç i cili triumfoi me Bajernin në atë vit e më pas ishin me radhë Modriç (2014), Rakitiç (2015), Modriç, Kovaçiç (2016, 2017, 2018), Lovren (2019), Perishiç (2020), Kovaçiç (2021) dhe  Modriç (2022).

Këtë vit ishte Brozoviç ai i cili mund të përfaqësonte Kroacinë mes fituesve të Ligës së Kampioneve, por në fund nuk ia doli që të festonte duke parë kësisoj të ndërpritej kjo seri mbresëlënëse nga lojtarët  e vendit ballkanas.

Ndërkohë, sot është ndërprerë edhe seria e finaleve me lojtarë francezë si pjesë e dy skuadrave pjesëmarrëse. Si Mançester Siti, ashtu edhe Interi, nuk kishin futbollistë francezë si pjesë e tyre e kësisoj, i dhanë fund një serie që niste që nga viti 2010.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"