Fitorja kundër Lushnjes, Magani: Besa dominoi me 5 mungesa, por tolerojmë kaq shumë raste

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2022 | 11:23

Fitorja kundër Lushnjes, Magani: Besa dominoi me 5 mungesa, por tolerojmë kaq shumë raste

Gugash Magani ka mbetur i kënaqur nga kjo fitore. Edhe pse skuadra e tij zbriti e cunguar në stadiumin e Peqinit, morën trepikëshin.

MAGANI

E megjithatë, meraku i trajnerit janë rastet e shpërdoruara. Kjo sëmundje vazhdon të përndjekë kavajasit për javë e javë të tëra. Gjatë deklaratës së dhënë për “Panorama Sport” pas ndeshjes, tekniku u ndal gjatë te kjo pjesë.

Ai kërkon prej të tijve që të jenë më cinikë në vazhdim, pasi gara po bëhet vërtetë e ashpër dhe kohë për të rikuperuar nuk kanë më.

“Ishte një ndeshje mjaft e mirë, ku pavarësisht 5 mungesave, të cilat i kemi prej disa javësh, ekipi tregoi dëshirë, ego dhe dominuam ndeshjen. Luajtëm shumë më mirë sesa me Luzin.

E vetmja vërejtje është tolerimi që u bëjmë rasteve flagrante të shënimit. Gara vjen e do të bëhet më e fortë dhe duhet të tregohemi më cinikë para portës për të garantuar fitoret shumë më herët, jo të rrezikojmë veten në minutat e fundit”, përfundoi numri një i pankinës së Besës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"